“Na jepni kafshë shtëpiake për të ushqyer grabitqarët”, thirrja e kopshtit zoologjik në Danimarkë ngjall debate

Një thirrje e pazakontë nga Kopshti Zoologjik i Aalborgut në Danimarkë ka ngjallur debate të forta në rrjetet sociale dhe më gjerë. Institucioni u kërkoi pronarëve të kafshëve shtëpiake të dhurojnë lepuj, pula, kavie madje edhe kuaj të vegjël, jo për t’i ekspozuar, por për t’i përdorur si ushqim për grabitqarët që mbahen në ambientet e tij.
Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale, stafi i kopshtit thekson se synimi është të imitohet sa më natyrshëm zinxhiri ushqimor, për të ofruar mirëqenie të plotë për grabitqarët si luani aziatik, rreqebulli evropian dhe tigri i Sumatrës. Postimi shoqërohej me një foto të një rreqebulli me gojën hapur dhe dhëmbë të mprehtë.
“Pulat, lepujt dhe kaviet përbëjnë një pjesë të rëndësishme të dietës së grabitqarëve tanë. Asgjë nuk shkon dëm, dhe ne sigurojmë sjellje natyrale dhe ushqim të përshtatshëm”, thuhet në deklaratën e kopshtit.
Sipas informacionit zyrtar, kafshët e dhuruara do të eutanazohen në mënyrë humane nga staf i trajnuar, përpara se të përdoren për ushqim.
Thirrja ka krijuar ndarje të forta të opinionit publik. Disa e kanë cilësuar si një praktikë barbare, duke akuzuar kopshtin për mungesë etike, ndërsa të tjerë e mbështesin si një mënyrë të ndershme për të ndjekur ligjet e natyrës dhe për të shmangur mbeturinat.
Zëvendësdrejtoresha e kopshtit, Pia Nielsen, i ka qëndruar vendimit, duke sqaruar për The Guardian se kjo praktikë është ndjekur **prej vitesh dhe është e zakon


