Vlorë/ 47-vjeçari dhunon gruan sëbashku me vëllanë, policia u gjen armë pa leje në banesën e tyre

Aktualitet

Vlorë/ 47-vjeçari dhunon gruan sëbashku me vëllanë,

Policia e Vlorës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti familjar në fshatin Mekat, duke arrestuar dy vëllezër të përfshirë në një rast dhune dhe armëmbajtje pa leje.

Të ndaluarit janë K. P., 47 vjeç dhe F. P., 51 vjeç, të dy banues në fshatin Mekat. Sipas njoftimit zyrtar, ata dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së K. P., gjatë një konflikti të brendshëm familjar.

Gjatë kontrollit në banesën e F. P., policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu të llojit teke, që mbahej pa leje.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

Policia e Vlorës bën apel për denoncimin e rasteve të dhunës në familje dhe posedimit të armëve pa leje, duke theksuar se reagimi i menjëhershëm mund të shpëtojë jetë dhe të parandalojë ngjarje më të rënda.

ME TE LEXUARAT