Rama njofton takimin me shqiptarët në Kretë: Fitorja për Shqipërinë 2030 do të jetë e madhe
Lajmifundit
/
19 Mars 2025, 17:07
Politikë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se më 29 Mars do të vizitojë Kretën në Greqi, ku do të zhvillojë një takim me shqiptarët në zonën e Hanias.
Rama ka shkruar se, “Me shqiptarët e Greqisë dhe ata kudo, fitorja për Shqipërinë 2030 do të jetë e madhe.”
Takimi do të mbahet në stadiumin e mbyllur "Kladissos", në orën 18:00 të 29 Marsit. Gjatë një komenti, kreu i qeverisë ka përmendur edhe numrin që i ra në fletën e votimit.
“Njëri: I ra 1-shi Kënetës, kurse juve ju ra 5-sa! Unë: Normal, 5 me 1”, ka shkruar Rama.


