Rama nga Spanja: Kemi zhdukur stigmën se jemi një vend i rrezikshëm! Turizmi po lulëzon!

Kryeministri Edi Rama përmes një konference nga Spanja ka folur se sa shumë ka ndryshuar vendi ynë gjatë mandatit të tij.
Rama u shpreh se është zhdukur stigma se Shqipëria është vend ku mbizotëron krimi dhe se tashmë po lulëzon turizmi dhe Shqipëria mirëpret turistë nga gjithë bota.
"Na u desh të luftonin për shumë vite kundër stigmës që na ka ndjekur si hije që kur jemi hapur dhe erdhën në Evropë, që na donte të ishim kriminel, hajdut e çdo gjë, e që Shqipëria të ishte si vend i zymtë që askush nuk duhet të shkojë se është i rrezikshëm.
Kjo tashmë ka marrë fund, dhe ata që vijnë mrekullohet nga vendi, nga siguria. Kemi normën më të ulët të vjedhjeve në Evrope, këtë e thonë organizatat ndërkombëtare.
Mikpritja e këtyre ngjarjeve na bën të ndihemi pjesë e vendeve demokratike, që e bëjnë këtë për shumë vite. Shpresoj që miku im i dashur, Petro Sançes, do jetë kundër e asaj që do them. Kur erdha në Granata, prita kuzhinën më të mirë, nuk ishte ushqim i mirë. I thash Petros ç’është ky katering në Spanjë, më tha prit darkën, kjo është ajo që merr ne Evropën e vjetër.
Për ne do të thotë shumë,se mikpritja është e jona. Është e shkruar në ligjin tonë të parë, që shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Për mikun, si për Zotin ne bëjmë më të mirën. Turistët spanjollë që vijnë në Shqipëri e shohin këtë", tha Rama.


