Rama nga Kavaja: Të gjithë ata që fituan në primare, nuk janë në skuadrën e kënetës! I hëngri bufi!

Politikë

Rama nga Kavaja: Të gjithë ata që fituan në primare, nuk

Në Kavajë, ku mbajti dhe takimin përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama foli dhe për arsyet se përse e caktoi Pandeli Majkon, pikërisht në këtë zonë.

Pasi vlerësoi figurën e Majkos për kontributin që ka dhënë për Shqipërinë dhe PS, kreu i qeverisë u shpreh se mazhoranca nuk dëshiron të jetë në borxh me Kavajën dhe Rrogozhinën dhe për këtë arsye caktoi aty ish-kryeministrin dhe kryetaren e Kuvendit.

“Iu them demokratëve të Kavajës, si ka mundësi të hidhni votën në kënetë? A ua bëri qytetin? Jo. Mirë qytetin nuk e bëri, por hëngri dhe Hysenin. I them Pandit përse erdhi këtu. Ne për Kavajën dhe Rrogozhinën nuk duam që të mbetemi në asnjë borxh. I kemi sjellë Mamicën, kryetaren e Kuvendit, Ilvën, Eldin, Antonetën dhe kryeministrin e luftës së Kosovës, një figurë historike dhe protagonist i ndryshimeve demokratike dhe një urë paqeje.

Kreu i PD të Kavajës bëri një faj të madh, fitoi primaret në gjithë Tiranën dhe përfundoi në barkun e bufit. E hëngri bufi. Ai nuk do individë të lirë, por skllevër. Nuk do qytete të bukura bufi, por vendbanime në hije. Dy pika e kanë mbështetur symbyllur bufin, Tropoja dhe Kavaja. Janë këto dy vende që kanë pasur më pak investime në kohën e bufit.

Ku është Hysa. Nuk është në skuadër. Më kanë thënë se nuk është as në Kavajë. Ua them unë ku është. Është në barkun e bufit. Të gjithë ata që fituan në primare, që kishin një fytyrë të tyre, dhe një njerzillëk, nuk janë në skuadrën e kënetës. Se nuk po them gjelin e detit të Peqinit. Bufi nuk e duronte dot gjelin”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion