Rama nga Durrësi: Do të bëjmë port ultamodern! Koncesioni i skanimit i gabuar

Politikë

Rama nga Durrësi: Do të bëjmë port ultamodern! Koncesioni i

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Portin e Durrësit ku është takuar me përfaqësuesve të bizneseve të transportit për të diskutuar problematikat që kanë.

Rama bëri me dije se qeveria do të financojë në rikonstruksionin e këtij porti për të përmirësuar shërbimin.

"Ndryshimet këtu janë të nevojshme dhe do bëhen, po punohet edhe me Ministrinë për t'ju ndihmuar. Ky është koncesion atipik, më i keqi i mundshmi që e kemi trashëguam, por që do na krijonte kosto të lartë në arbitrazh, por jemi munduar të mënaxhojmë, ta vëmë në shfrytëzim dhe të lehtësojmë për ju, nga 45 euro ta ulim në 22 euro.

Por në fund të fundit mbetet një koncesion i gabuar tërësisht, sepse skanimi i kamionëve shteti i bën për punën e vetë, për sigurinë, krimin, kontrabandën, por jo për ju", tha Rama.

ME TE LEXUARAT