Rama: Mirënjohje për Forcat Komando në luftën kundër zjarreve mes Delvinës e Gjirokastrës

Politikë

Rama: Mirënjohje për Forcat Komando në luftën kundër

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen për Forcat Komando, duke theksuar rolin vendimtar të tyre në përballimin e situatës së zjarreve në vijën 10 km mes Delvinës dhe Gjirokastrës.

Sipas Ramës, komandot u bënë një vlerë e shtuar në pastrimin e çdo vatre zjarri përgjatë Malit të Sopotit, duke kontribuar në neutralizimin e flakëve dhe mbrojtjen e zonave të rrezikuara. Përpjekjet e tyre u vlerësuan si vendimtare për menaxhimin e situatës kritike dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së banorëve.

“Një FALENDERIM i posaçëm me MIRËNJOHJE për Forcat Komando, të cilat gjatë gjithë natës deri në mëngjes u bënë një vlerë e shtuar në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës, 10km front zjarri që tanimë është qetësuar plotësisht”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT