Rama ironizon opozitën për lobimin: U habitëm me Lulin kur tha 7×7=42, por nuk kishim dëgjuar Bufin!

Politikë

Rama ironizon opozitën për lobimin: U habitëm me Lulin kur tha

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët e Burrelit ka ironizuar sërish kundërshtarin politik, duke përmendur kontratën e lobimit në SHBA me vlerë 6 milionë dollarë.

Rama tha se të gjithë u habitën në Lulzim Bashën kur thoshte se 7×7=42, pasi nuk kishin dëgjuar Bufin (i drejtohet Sali Berishës) i cili thotë se 7×7=6 milionë.

Sipas tij e gjithë kjo histori është si puna e dardhës, vetëm se në fund ka për të dalë një bisht shumë i gjatë.

“Tallnim Lulim kur thoshte 7×7 bëjnë 42, po nuk kishim dëgjuar Bufin që 7×7 bëjnë 6 milionë, e apstaj thotë nuk janë të miat. Megjithatë kjo histori është një dardhë që ka një bisht shumë të gjatë mbrapa”, u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion