"He mo, ç’e ke atë telefon?" Rama batuta në Burrel: Burrat në Dibër s'kanë pse mërziten!

Politikë

"He mo, ç’e ke atë telefon?" Rama batuta në

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijoi sot takimet elektorale, duke u zhvendosur në qarkun e Dibrës, në fushatë përmbyllëse për zgjedhjet e 11 majit.

Ai ishte në qytetin e Burrelit, ku bëri edhe prezantimin e investimeve 10-vjeçare në qarkun Dibër. Ai ishte i shoqëruar nga drejtuesit politikë dhe kandidatët për deputetë.

Ndërkaq gjatë fjalës së tij, Rama nuk i ka kursyer batutat e tij me të pranishmit, ku riktheu sërish batutat e tij për burrat e Dibrës, teksa tha se nuk kanë pse mërziten.

"PS ka bërë shumë, por ka akoma për të bërë. Në dekadën e ardhshme, Dibra do jetë pjesa më e lakmuar e metropolit të Shqipërisë. Akseset në pjesët më të rëndësishme janë të domosdoshme, ne duam ta bëjmë edhe Rrugën e Lurës. E di se ka konkurrencë të brendshmes mes dibranëve dhe matjanëve.

Sa herë që them ndonjë gjë për dibranët, sikur nuk ka duartrokitje shumë të nxehta. Në mandatin e katërt, do bëjmë rrugën që lidh Burrelin me Ulzën. Kjo, sepse është një zonë shumë e bukur. Ajo rrugë, kur të transformohet, do bëhet e lehtë të bëhen investime në atë anë", u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT