Rama i përgjigjet komentuesit: Dikur s’na hidhnin qurret, sot jemi vend i respektuar ndërkombëtarisht

Politikë

Rama i përgjigjet komentuesit: Dikur s’na hidhnin qurret, sot jemi

"S’na duhet pasaporta europiane, ne diskutojmë ende ujë, drita rrugë. 12 vite ende mesjete”, ky ishte një ndër komentet që kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot në rubrikën Sy më Sy.

Rama komentuesin e konsideroi “të verbër” dhe “të mllefosur për arsye politike”.

"Që ti thuash Shqipërisë mesjete sot dmth të jesh kaq i verbërë, i mllefosur për arsye politike. Shqipëria është në një fazë transformimi që Shqipëria nga një vend që nuk ja hidhte kush qurret, të bëhet në një vend që shihet me respekt.

Si një vend serioz nga vendet ndërkombëtare. Një vend turistik që rritet çdo vit me një shpejtësi marramendëse", tha Rama.

ME TE LEXUARAT