Rama flet troç nga Sllovenia: Komisioni Europian po na sfidon të mbyllim negociatat në 2027-ën

Politikë

Rama flet troç nga Sllovenia: Komisioni Europian po na sfidon të

Në Slloveni sot dhe nesër do të mbahet samiti i përvitshëm i Bledit. Këtë vit shënohet 20-vjetori i këtij forumit që mbledh krerët e BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë paradites ishte i ftuar të diskutojë mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Europian. Rama foli për hapat që po hedh Shqipëria drejt objektivit për të mbyllur deri në vitin 2027 të gjithë procesin teknik të integrimit.

Ndërkohë, në këto momente kryeministri Rama është i ftuar në panelin ku po flitet për zotimin e ndërmarrë dy vite më parë nga ish-presidenti i Këshillit Europian për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2030.  Kryeministri Rama, në mbështetje të kësaj deklarate të Marta Kos, tha se Shqipëria po ecën drejt objektivit të 2027-s, por më shumë se çdo gjë tjetër, vendi e sheh këtë proces si një mundësi shtetformimi.

Sakaq, Rama u shpreh se puna për anëtarësimin e Shqipërisë është e gjatë, e vështirë, e lodhshme, por e detyrueshme.

“Ajo çfarë kemi në Evropë edhe pse dolëm nga një histori shumë e ngjashme me Irakun, Iranin, a ku di unë sa i përket mungesës së lirisë është dija për ndërtimin e institucioneve. Kështu që për këtë të gjithë në vend duhe të jemi të zëllshëm, e të bëjmë punën. Patjetër nuk na pëlqen domosdoshmërisht, por duhet ta bëjmë“, cilësoi kryeministri.

Për Ramën, Bashkimi Evropian është një guidë për institucionet tona.

Evropa është këtu se si të vendosim semaforët, si të sigurojmë një qarkullim të mirë në jetën institucionale. Po ecim përpara por në kuptimin e udhëheqejes tek ne është populli shqiptar. Ne absolutisht e duam Evropën pa kushte. Kemi bindjen e plotë që një ditë do martohemi“,

 

ME TE LEXUARAT