A është i sëmurë? Donald Trump "thyen heshtjen" pas thashethemeve për shëndetin e tij: Ja çfarë po ndodh me dorën time

Bota

A është i sëmurë? Donald Trump "thyen heshtjen"

Presidenti Donald Trump reagoi të dielën pas spekulimeve në rrjetet sociale për shëndetin e tij, duke deklaruar se “nuk është ndjerë kurrë më mirë” dhe duke e shfrytëzuar rastin për të theksuar sukseset në uljen e krimit në Uashington D.C.

Pas një fundjave të qetë në resortin e tij të golfit në Virxhinia, Trump u rikthye në platformën Truth Social, ku shkroi me tone triumfuese: “NUK JAM NDJERË KURRË MË MIRË NË JETËN TIME. Gjithashtu, Uashingtoni ËSHTË NJË ZONË PA KRIM!”

Komentet e tij vijnë pas ditësh spekulimesh, madje edhe me hashtagun “TrumpIsDead” që u bë trend në X, për shkak të mungesës së shfaqjeve publike dhe një orari bosh të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Megjithatë, thashethemet u hodhën poshtë të shtunën, kur presidenti u pa duke luajtur golf me mbesën e tij, në Sterling të Virxhinias.

Në të njëjtën kohë, të dhënat zyrtare tregojnë se krimi i dhunshëm në kryeqytet ka rënë me 45% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa krimi i përgjithshëm ka shënuar ulje me 15%. Kryetarja demokrate e qytetit, Muriel Bowser, pranoi përmirësimet dhe e lidhi këtë me shtimin e forcave policore në terren.Pas sqarimit për shëndetin e tij, Trump vijoi në Truth Social me mesazhe festive për Ditën e Punës, duke lavdëruar edhe gjendjen e ekonomisë amerikane./NewYorkPost

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion