Rama flet greqisht në takimin me shqiptarët në Selanik: Rroftë Shqipëria dhe zito i Elada

Politikë

Rama flet greqisht në takimin me shqiptarët në Selanik:

Edi Rama ka mbyllur fjalën e tij para shqiptarëve të Selanikut me shprehjen “rroftë Shqipëria, dhe zito i Elada (rroftë Greqia)”, teksa kërkoi votën e emigrantëve për zgjedhjet e 2025, duke shtuar se vetëm PS është forca që mund ta çojë Shqipërinë para.

Më pas Rama ia dha fjalën të pranishmëve në sallë, për të bërë pyetje drejt tij dhe qeverisë.

“Për të gjithë ata që do të duan të votojnë nga aty ku janë, do të bëhet me postë, fleta do të vijë me zarf. Jemi duke diskutuar dhe dërgimin mbrapsht që të mos ketë kosto për ata që do jenë zgjedhësit e parë nga jashtë”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion