Rama thirrje shqiptarëve nga Selaniku: Kthehuni në atdhe, investoni në bujtina
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me shqiptarët e diasporës në Selanik. Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se pagat në Shqipëri janë konkurruese në krahasim me vendet e rajonit si dhe emigrantët duhet të rikthehen në atdhe për të investuar.
Edi Rama:
Pagat reale në sektorin privat në Shqipëri, që janë plotësisht konkurruese me rajonin, dhe në turizëm jam në një nivel me Greqinë, ndaj të shqiptarëve këtu që punojnë në këtë sektor, u them ejani në Shqipëri, ku merrni të njëjtën pagë, paguani më pak taksa dhe jeni pranë njerëzve tuaj e në tokën tuaj.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Çdo shqiptari të Greqisë dhe Europës që ka një shtëpi të vjetër apo truall në fshat, i them sot pa asnjë dyshim të investojë kursimet në agroturizëm, s’ka nevojë të kthehet me gjithë familjen, por nëse investon për të hapur derën e shtëpisë së vjetër dhe për ta kthyer në bujtinë do të ketë prej saj të ardhura më ta larta nga puna që bën këtu.