Shoferi i ambulancës në gjendje të dehur përplas të moshuarin në Korçë

Aktualitet

Shoferi i ambulancës në gjendje të dehur përplas të
Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen e së premtes, në afërsi të bibliotekës së qytetit.

Sipas burimeve nga policia, i moshuari po kalonte rrugën me biçikletë në momentin kur është përplasur nga ambulanca.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit e ka transportuar vetë të dëmtuarin në spital, ku ai ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga testi i alkoolit, drejtuesi i ambulancës, me inicialet E.Q., rreth 44 vjeç, ka rezultuar nën efektin e alkoolit.

Policia ka bërë arrestimin e tij për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe shkaktimin e aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion