Rama e la jashtë listave të mbyllura, reagon Damian Gjiknuri: Kryeministri guxon dhe eksperimenton

Politikë

Rama e la jashtë listave të mbyllura, reagon Damian Gjiknuri:

Deputeti Damian Gjiknuri ka komentuar listën e deputetëve të përpiluar nga Edi Rama, nga ku është përjashtuar.

“Reforma zgjedhore parashikoi edhe listë të hapur, edhe listë të mbyllur. Damian Gjiknuri në 17 vite politikë, të gjitha fushatat i ka fituar. Për mua, rikthimi në Vlorë është një mundësi e mirë, është një qark që unë kam dhënë shumë, kam lidhje shumë të forta, m’u ndërpre jeta politike atje për shkak të delegimit në Elbasan apo si sekretar i përgjithshëm. E mirëpres dhe i uroj kandidatëve.

 Lista është e bukur se ka varietete të ndryshme.

Edi Rama guxon, eksperimenton dhe mendoj se kjo formulë mund të jetë shumë e suksesshme dhe pse jo, mund të arrijmë një rezultat më të mirë se sa herët e tjera”, tha Gjiknuri.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion