Hashim Thaci rikthehet në Kosovë, viziton babain në spital

Kosovë&Rajon

Hashim Thaci rikthehet në Kosovë, viziton babain në spital

Ish-presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi sapo ka mbërritur në QKUK.

Ai ka ardhur nga Gjykata e Hagë për të vizituar babain e tij që ndodhet i shtrirë në spital.

Ai eshte pare duke ngjitur shkallet e spitalit nderkohe qe shume qytetare jane afruar aty dhe kane thirrur UCK-UCK, pas pershendetjes nga Thaci.

Thaci vitet e fundit ndodhet i paraburgosur ne Gjykaten Speciale te Hages, pas akuzave te ngritura ndaj tij.

Gjykata po e vazhdon procesin ndaj tij duke degjuar provat e prokurorise dhe deshmitaret. 

Aprovimi i kërkesës së tij u bë pas refuzimeve të mëhershme të speciales, të cilët kishin vlerësuar se gjenda shëndetësore e babit të tij nuk ishte e rëndë.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, në një përgjigje për RTKlive tha se vizita e Thaçit në Kosovë është bërë për arsye humanitare.

“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babanë e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion