Braçe dhe Xhafaj në listën e hapur, Rama: Në listë të mbyllur futëm ata që nuk shkonin dot në Parlament

Politikë

Braçe dhe Xhafaj në listën e hapur, Rama: Në listë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar përbërjen e listës së hapur të PS-së në zgjedhjet e 11 majit.

I pyetur për faktin që në këtë listë janë edhe Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj, dy kryetarët e komisioneve të posaçme të Dezinformimit dhe Anti-korrupsionit, Rama tha se në listën e hapur janë ata që kanë mundësitë dhe votat të futen në Parlament.

“PS nuk mund të jetë partia e atyre që janë brenda, PS duhet të jetë partia edhe e atyre që janë saj. PS nuk është qëllim, por mjet. Ata që janë brenda dhe kanë kontroll mbi këtë mjet, nuk mund ta përdorin PS-në si mjet për të penguar të tjerët.


Me sistemin që kemi në listat e mbyllura kemi futur njerëz që nuk do futeshin dot në Kuvend, në listat e hapura kemi futur njerëz që kanë njohjet, njerëzit që të marrin votat e tyre”-tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion