Punonjësit e urgjencave i dhurojnë jelek, Rama nuk kursen batutat: Do ta vesh kur të rrah ministrat në qeveri!

Politikë

Punonjësit e urgjencave i dhurojnë jelek, Rama nuk kursen batutat: Do

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin e 10-vjetorit të ngritjes dhe funksionimit të Qendrës Kombëtare të Urgjencave mjekësore.

Ramës iu dhurua një jelek nga drejtori i qendrës, Skënder Brataj që është pjesë e uniformës zyrtare të punonjësve të urgjencës, të personalizuar me emrin e tij. Gjatë këtij momenti, Rama nuk kurseu as batutat.

“Nuk ju premtoj që kur ta vesh do të kem ndonjë urgjencë, por do ta vesh me kënaqësi dhe besoj që ju do ma toleroni që ta vesh për qejfin e ngjyrave që ka edhe pse ndonjëherë mund ta përdor kur të shkoj të rraf ministrat në qeveri”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT