PS zgjedh delegatët e Kongresit të PS, Klosi: Sot nis votimi sipas parimit 1 anëtar 1 votë

Politikë

PS zgjedh delegatët e Kongresit të PS, Klosi: Sot nis votimi sipas

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi në një konferencë për mediat nga procesi i përzgjedhjes së delegatëve për Kongresin e PS dha detaje mbi kohëzgjatjen e procesit.

Ait theksoi se zgjatja e procesit të përzgjedhjes do të jetë 2 ditë, ndërsa bëri me dije se 3/4 e anëtarëve do jenë delegatë të rinj, të cilët nuk kanë qenë më parë në këto struktura.

“Zgjedhja e delegatëve do të bëhet sipas parimit 1 anëtar 1 votë. Po ashtu delegatët do zgjidhen me parimin një anëtar një votë. Sot fillon procesi i votimit që do shtrihet në dy ditë, sot në orën 3 deri në orën 7 në 5200 organizata socialiste thirren për të votuar 9 mijë anëtarë të PS për të zgjedhur 1970 kandidatë për 950 delegatë që do zgjidhen për kongresin e ardhshëm të kësaj partie.

Do zgjidhen bazuar në parimet: Barazi gjinore, është zbatuar kjo në kuadër të frymës së re që u arrit me frymën e jashtëzakonshme. Në 2 muaj anëtarësuam 33 mijë anëtarë të rinj në PS. Në delegatët e kongresit ka një numër që na bën krenar”- u shpreh Klosi.

I pyetur nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu mbi një parashikim të mundshëm për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 2025-ës, Klosi tha se fitorja e PS është e padiskutueshme.

“Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot apo të dielën ne kemi një sondazh të deklaruar të jë viti më parë, fitorja e 56 bashkive në shkallë vendi, nga 61 bashki në total. Sot jemi në prag të një vit inga fitorja e 14 majit. Iu garantojmë se ajo që Rama ka thënë në mbledhjen e fundit të Asamblesë për një fitore spektakolare, nuk do jetë vetëm numerike. Sondazhet na tregojnë se fitorja jonë në mandatin e ardhshme është shumë e garantuar. Më shumë se rezutlatin numerik, është besimi që qytetarët na japin. Nuk dyshoj që të jenë më shumë se zgjedhjet e kaluara”- u shpreh sekretari i përgjithshëm socialist.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion