Krim në familje në Fier, 49-vjeçarja plagos me thikë babanë

Një 49-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në Fier, pasi ka plagosur me thikë babanë pas një sherri për motive të dobëta. Mësohet se i moshuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Fier:
-ndaloi shtetasin E. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Fier, pasi dyshohet se ka vjedhur një motomjet dhe 2 krerë bagëti, në pronësi të 2 shtetasve;
-arrestoi shtetasen A. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Ferras, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), babanë e saj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. V., 54 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas 33 vjeç.
Policia Rrugore e DVP Fier arrestoi në flagrancë shtetasin S. H., 38 vjeç, banues në fshatin Zhupan, Fier, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.


