PS nga Berati: LSI ka dështuar në të gjithë Shqipërinë, ishte bërë si ai guri në këpucë

Politikë

PS nga Berati: LSI ka dështuar në të gjithë

Nasip Naço, kandidati për deputet i PS-së i renditur i katërti në Qarkun e Beratit, ka folur për dështimin e LSI në Berat por edhe në të gjithë Shqipërinë. Në një intervistë televizive, Naço tha se LSi ishte si guri në këpucë.

“LSI ishte bërë ai guri në këpucë. Sot unë jam bashkë me PS për shkak të dështimeve të lidershipit të LSI-së. Për eksperimente politike të dështuara nuk kishte më vend. Kam kontribuuar në këtë fushatë, por një falënderim e kam edhe për zotin Rehovica që kanë qenë në këtë fushatë përkrah meje. LSI ka dështuar në të gjithë Shqipërinë për shkak të një grupi njerëzish që nuk bëjnë politikë, po mendojnë se bëjnë politikë shumë të madhe. Lidershipi i LSI-së mori një mësim të mirë! Të respektojë qytetarët dhe paktet që bën.

Nuk kam asnjë koment, por para dy javësh kur ka ardhur Rama në Skrapar kam parë që doli gjithë qyteti që priti dhe isha i bindur se aty do merrte mandatin e 5. Dua ta lë Metën në lumturinë e vetë dhe të bëjë atë që ka premtuar të bëjë pas zgjedhjeve. Unë di që Meta e mban fjalën”, tha ai.

ME TE LEXUARAT