Rama mbledh sot Asamblenë e PS, pritet të prezantojë kabinetin e ri qeveritar

Ditën e sotme, Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë. Sipas njoftimit zyrtar, mbldhja do mbahet në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve, ndërsa pritet që të zbulohen emrat e kabinetit të ri qeveritar. Kryeministri Edi Rama më herët ka konfirmuar se pjesë e qeverisë së tij do jetë sërish Elisa Spiropali.
Haptazi ai ka kritikuar punën e bërë nga Ministria e Turizmit kundrejt menaxhimit të mbetjeve urbane përgjatë sezonit turistik, gjithashtu punën e Ministrisë së Arsimit, që sipas tij, nuk kanë plotëuar pritshmëritë duke vënë në pikëpyetje fatin e ministrave përkatës në qeveri.
Kujtojmë se ai ka vlerësuar dhe duartrokitur punën që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë, gjithashtu edhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, të cilat me shumë gjasa pritet të rikonfirmohen në kabinetin e ri.

Rendi i ditës: Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:
I. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës.
II. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA.
III. Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.
Ne perditesim...


