Refuzuan vaksinën, Greqia pezullon nga detyra 6 mijë mjekë

Bota

Refuzuan vaksinën, Greqia pezullon nga detyra 6 mijë mjekë

Nje numer prej 5 mijë e 895 punonjësish të kujdesit shëndetësor në Greqi janë pezulluar nga puna, pasi kanë refuzuar të vaksinohen kundër koronavirusit.

Vendimi i firmosur nga qeveria për të pezulluar të gjithë personelin mjekësor të pavaksinuar, ka hyrë në fuqi këtë të mërkurë.

Infermierë dhe punonjës të spitaleve të pezulluar kërkuan sot në Gjykatën Administrative që të hiqet vendimi i qeverisë. Por, një gjë e tillë nuk u mor parasysh.

Beteja tashmë do të vijojë në gjyqin e 8 tetorit.

Qeveria e Kyriakos Mitsotakis ka dhënë prej kohësh ultimatum për pezullimin nga puna të punonjësve të pavaksinuar të sektorit shëndetësor nga puna, citon vizionplus.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion