"Sali Berishës nuk i jepet mandati i deputetit", Ngjela: Do jetë jashtë Parlamentit

Politikë

"Sali Berishës nuk i jepet mandati i deputetit", Ngjela: Do

Spartak Ngjela ka komentuar vendimin e Lefter Kokës, i cili dorëzoi të mërkurën mandatin e deputetit.

Dorëheqja e deputetit Koka, sipas Ngjelës, tregoi se mazhoranca socialiste do ta zbatojë ligjin e dekriminalizimit në mënyrë rigoroze.

Ngjela ka folur edhe per ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është shpallur non grata në Amerikë. Sipas Ngjeles, Berisha nuk do ta marre mandatin as nga KQZ dhe as nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë.

Statusi i plotë i Spartak Ngjelës:

Sot u tërhoq dhe dorëzoi mandatin e deputetit edhe një tjetër deputet i Partisë Socialiste në Parlamentin e ri që pritet të mblidhet në datën 10 shtator të këtij viti. Deputeti Lefter Koka.

Po, a do të jetë ky një proces për të gjithë deputetët që janë shpallur nongrata në Amerikë? Departamenti i Shtetit amerikan ka thënë se, përveç Sali Berishës, non grata janë shpallur edhe disa të tjerë.

l.

Kërkesa amerikane për të mos lejuar në Kuvendin e Shqipërisë personat që janë shpallur non grata në Shtetet e Bashkuara, duket se po merr udhën e saj brenda Ligjit për Dekriminalizimin, i cili në nenin 2 pika 2 të tij, shprehet qartë që këtyre personave u hiqet mandati i deputetit.

Kjo udhë ligjore, e nisur me dorëheqjen e sotme, na jep të kuptuar se Sali Berishës, që është shpallur non grata në Amerikë, nuk do t’i jepet mandati as nga KQZ dhe as nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, komisione këto që janë me shumicë socialiste. Dhe mandati i deputetit certifikohet vetëm nga këta dy institucione, në zbatim të kushtetutës dhe ligjit.

ll.Nga e gjithë kjo tablo jurudiko-politike kuptojmë se, në këtë rast, kryeministri Rama dhe maxhoranca socialiste po tregon se nuk do të luajë me dy pesha e me dy masa, por vetëm me një peshë e me një masë, në lidhje me zbatimin e Ligjit për Dekriminalizimin, i cili e shpreh hapur në nenin 2 pika 2 të tij se, “personi i shpallur non grata nga Departamenti i Shtetit amerikan, nuk mund ta mbajë mandatin e deputetit”.

Dhe ky ligj ka arsye të shëndoshë në këtë qëndrim, sepse një gjë e tillë zbatohet edhe për personat që janë non grata në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Në fakt, ky nen i këtij ligji, paraqet personalitetin ndërkombëtar të Shqipërisë në lidhje me vendet qytetërimit perëndimor, dhe dinjitetin historik shqiptar që e shpall hapur qëndrimin e vet historik perëndimor kundër çdo lëvizje antiperëndimore në Shqipëri.

Dorëheqja e deputetit Koka, i zgjedhur në zgjedhjet e prillit, tregoi se mazhoranca socialiste do ta zbatojë ligjin e dekriminalizimit në mënyrë rigoroze. Por, a do të ketë dhe dorëheqje të tjera deputetësh?

Të shohim se si do të precipitojnë ngjarjet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion