Refuzoi martesën me kushëririn, e reja vritet në mes të rrugës

Bota

Refuzoi martesën me kushëririn, e reja vritet në mes të

Mediat njoftuan se një vajzë e re është vrarë brutalisht me thikë nga tre burra në Baghdad.

Nourzan Al-Shammari ishte duke u kthyer nga puna në këmbë, kur u u vra në mes të ditës nga tre persona që mbanin thika.

Policia ka arrestuar vëllain e Nourzan, për rolin e tij të dyshuar në vrasje, ndërsa janë shpallur në kërkim dy kushërinjtë.

Nourzan, e cila punonte në një pastiçeri, besohet se është kërcënuar në mënyrë të përsëritur, sepse ajo kishte refuzuar të martohej me kushëririn e saj.

Të afërmit e saj pohuan se ajo kohët e fundit kishte ndarë postime në llogaritë e saj në mediat sociale, duke thënë se ajo nuk ndihej e sigurt.

Aktivistë të shumtë kanë nisur protestat dhe kanë dënuar aktin e rëndë./vizionplus

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion