"PS i hyri detit me këmbë, për drejtësinë e pavarur"/ Kërcënimet e Berishës për SPAK, Rama: Do shkrijë Noc Rrokun!

Politikë

"PS i hyri detit me këmbë, për drejtësinë e

Kryeministri Edi Rama, nga Shkodra ku po mban një takim me të rinjtë nuk kurseu ironinë ndaj Sali Berishës, i cili ka thënë se do të shkrijë SPAK nëse do të fitojë më 11 Maj.

Rama theksoi se reforma në drejtësi e mbështetur nga mazhoranca është garanci se puna e SPAK do të vazhdojë.

“Në 2007 kemi kërkuar një pakt kombëtar për drejtësinë. Në 2009, më pas në 2013 e kemi pasur në program. Kur u bë reforma të tjerët nuk donin të futeshin në sallën e parlamentit, u ngujuan me Lulin në bulevard.

Luli këndonte çdo natë himnin, asnjëherë nuk dorëzohet.

Gjithmonë i ka fituar të gjitha. Ne e bëmë këtë, sot jemi ne garantët, por që nesër që garancia të jetë aty, ne duhet të jemi në BE. Ja ku e keni bufin e kënetës që thotë me 11 Maj, do të fitojmë, më 12 Maj do të shkrijmë SPAK. Do të shkrijë Noc Rrokun se ky është edhe qyteti i Noc Rrokut.”, tha Rama. 

Rama tha po ashtu se partia e tij ndërmori një sprovë të egër dhe realizoi reformën në drejtësi.

“Por kjo mund të mbarojë. Mund të kthehet mbrapsht. Sot jemi ne këtu, unë dhe ju që jemi garant që kjo do të jetë kështu. Ne kemi pushtetin, kemi bërë dorëzimin e shpatës së ndëshkimit që normalisht është në duart e drejtësisë, jo të pushtetit politik, por që faktikisht ishte te zyra ime para se të isha unë aty ishte te zyra e atij para meje deri në 1912 nga qeveritë e para, te mbreti, diktatori, drejtësia ishte nën urdhrat e pushtetit politik. Bënte punët e veta kur nuk kishte lidhje me pushtetin politik.

Altin Dumanin e njihni të gjithë por nuk është 22 vjeç.

Mund të ketë 20 vjet që është Prokuror. E kishit dëgjuar përpara? Kishit parë përpara që ndonjë ministër apo person me pushtet që hynë e dalin në Tv të shkonte e të jepte llogari në Prokurori, të dënohej në gjykatë apo të arratisej. As prindërit, gjyshërit tuaj nuk kishin parë. Ka pasur vetëm njerëz të dënuar nga i pari i qeverisë. PS vendosi t’u hyjë detit në këmbë dhe të marrim përsipër sprovën më të egër që të pavarësojmë drejtësinë nga pushteti politik", tha Rama. 

ME TE LEXUARAT