“PS nuk është kënetë si ajo ku ishe ti dhe të përzunë"/ Rama vijon replikat në rrjetet sociale me Bashën!
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish mbrëmjen e sotme replikat në rrjetet sociale me Lulzim Bashën. Në përgjigje të pyetjes së Bashës se ku i ka shokët, duke iu referuar ministrave dhe zyrtarëve të lartë socialistë që ndodhen pas hekurave, Rama iu përgjigj:
“Mos ma qaj hallin mua. PS është oqean, një bije mijëra ngrihen. Nuk është kënetë si ajo kur ishe ti kur të përzunë, por nuk është as lugë uji si kjo ku je zhyt”.
Rama po ashtu i thotë Bashës: “Ndalo kap ndonjë pasagjer demokrat, se gjynah po ti ha bufi të gjithë...Pse nuk po kupton se nuk po shtyn me mu. Sa herë ke provuar çdo herë ke dështuar. Hajde provoje tash”.