Policia s`dha leje për protestën e 6 dhjetorit, reagon PD: S`na ndalojnë dot

Politikë

Policia s`dha leje për protestën e 6 dhjetorit, reagon PD: S`na

Ka ardhur edhe reagimi i PD, pas refuzimit te policise se Tiranes per te dhene leje per tubimin e dates 6 dhjetor.

Mesa duket kjo ceshtje do te dergoje opoziten ne nje perplasje me policine, pasi Flamur Noka, ka thene se PD nuk do te terhiqet nga nisma e saj per mbajtjen e tubimit ne diten e samitit te BE ne Tirane.

Reagimi i Nokes: 

Policia refuzon të jap leje për protestën e 6 Dhjetorit/ Reagon Sekretari Përgjithshëm i PD, Flamur Noka: Askush nuk mund të ndalë të drejtën për të protestuar.

Policia nuk ka dhënë leje për protestën paqësore të paralajmëruar nga Partia Demokratike më 6 Dhjetor.

Në një prononcim, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka është shprehur se protesta është një e drejtë e fituar në Dhjetor të 90-ës dhe askush nuk e ndal dot të drejtën për të protestuar.

Flamur Noka: Protesta është e drejtë demokratike e fituar që në dhjetor të ’90. Askush s’mund të ndalë të drejtën për të protestuar. Nuk i marrim leje askujt në Shqipëri për të protestuar. Në bazë të ligjit njoftojmë se protesta do të bëhet do apo nuk do regjimi.

ME TE LEXUARAT