U kap në Rrugën e Arbrit, një prej trafikantëve të kokainës lidhje me bosin e drogës në Dubai
Një nga personat e arrestuar për kokainën e kapur në Fier dy natë më parë, e fshehur në thasët me pleh kimik, është Bledar Matoshi.
Ky i fundit, siç raporton BalkanWeb , njihet për lidhjet e tij me një prej personazheve më të njohur të botës së krimit që aktualisht qëndron në Dubai dhe është i skeduar edhe më herët për trafik kokaine.
Matoshi u ndalua në rrugën e Arbrit bashkë me disa miqtë e tij, ndërresa në mjetin e tyre u gjetën armë.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Dyshohet se Matoshi dhe shokët e tij do të merrnin ngarkesën nga Fieri, për ta përpunuar më pas drogën.