Shpërthim në Durrës, i vihet eksplozivi një biznesi

Aktualitet

Shpërthim në Durrës, i vihet eksplozivi një biznesi

Eksploziv ne Durres.

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Durrës.

Policia raportoi se i është vendosur lëndë plasëse biznesit të qytetares Jonida Karaboja.

Bëhet me dije se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa banorët e zonës janë shqetësuar nga ky shpërthim.

NJOFTIMI I POLICISE
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

ME TE LEXUARAT