“Plas” debati në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi kërkon seancë urgjente në Kuvend për Kosovën

Politikë

“Plas” debati në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar në Konferencën e Kryetarëve mbajtjen e një seance urgjente në Kuvend, për situatën në Kosovë. “Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit, PE e ka zhvilluar”, ka deklaruar Bardhi.


Ndërkohë, maxhoranca ka propozuar që rezoluta dhe mocioni me debat të mos jenë urgjente.

Nikolla: Debati bashkë me rezolutën të bëhen më 19 Tetor

Çuçi: Nuk mund të nxitojmë. Çdo rezolutë duhet të mbajë ndër mend pozicionin e Shqipërisë që ka në NATO dhe në çdo organizëm. Data mund të rishikohet që të jetë më shpejt, ndoshta të enjten e seancës. Por të hënën nuk mund ta bëjmë dot.

Tabaku: Shembullin për rezolutë të përbashkët na e dha Kosova. Nuk e kemi kompleks. Rëndësi ka vullneti, mund ta arrimë edhe të hënën.


Mësohet se gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve u vendos që senaca të mbahet në 12 tetor.

ME TE LEXUARAT