Momentet e fundit për 21 turistët e vdekur/ Publikohet video kur autobusi bie nga ura në Itali

Bota

Momentet e fundit për 21 turistët e vdekur/ Publikohet video kur

Mediat italiane kanë publikuar videon e aksidentit të autobusit në Venezia të Italisë, ku humbën jetën 21 udhëtarë.

Në pamjet duket momenti kur autobusi u rrëzua nga ura e autostradës nga një lartësi 10 metra dhe përfundoi mbi shinat e trenit duke shpërthyer në flakë.



21 persona që udhëtonin në të humbën jetën ndërsa 15 të tjerë u plagosën. Dyshimi kryesor i hetuesve është se shoferi, i cili po ashtu humbi jetën në aksident, mund të jetë ndjerë keq dhe të ketë humbur vetëdijen.

Kjo pasi në vendin e ngjarjes nuk ka shenja frenimi. Përjashtohet mundësia e përgjumjes, pasi kolegët thanë se 40-vjeçari Alberto Ricoto kishte 7 vite që punonte me këtë linjë dhe ishte punonjës me eksperiencë.

Dyshime hidhen se bateritë mund t’i kenë marrë flakë që gjatë udhëtimit dhe kjo ka bllokuar sistemin e komandimit, duke e nxjerrë nga rruga. Këto dyshime kanë lindur nga disa dëshmitarë të cilët kanë parë mjetin të bënte lëvizje të pazakonta në rrugë. 

ME TE LEXUARAT