Plagosja e 27-vjeçarit brenda zyrës elektorale të PD, Meta: Do nisem urgjentisht drejt Kavajës

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në zyrën elektorale të PD, ku 27-vjeçari Bledar Oshtuni u plagos me armë zjarri në këmbë nga Ndriçim Jonuzi.
Në një postim në Facebook, ai dënon ngjarjen dhe bën me dije se do niset urgjentisht drejt Kavajës.
"Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë.
Për shkak se aktualisht, Kreu i Shtetit ndodhet në Elbasan, në një iftar të organizuar nën kujdesin e Tij, me klerikët lokalë të pesë komuniteteve fetare, ku janë të ftuar edhe personalitete të nderuara të qytetarisë elbasanase, si dhe për shkak të një interviste të planifikuar më herët në TV "Skampa", bëj me dije se menjëherë pas saj, Presidenti Meta do të niset urgjentisht drejt Kavajës.
Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit."-shkruan Meta.


