"Jam gjethe e kalbur", Gonxhe i përgjigjet Metës pas publikimit të bisedave: Re në nivel ciceroni

Politikë

"Jam gjethe e kalbur", Gonxhe i përgjigjet Metës pas

Pas bërjes publike të bisedave të një biznesmeni me të gjatë konferencës së jashtëzakonshme të Presidentit Ilir Meta, ka reaguar edhe Blendi Gonxhe. Në bisedë, Blendi Gonxhe duke iu drejtuar biznesmenit u shpreh se " unë mund të jem një gjethe e kalbur", duke e thumbuar për një postim të Kryemadhit në Facebook. 

“Ilir Meta sot ra deri në nivel ciceroni, por publiku u bë shumë kurioz për videon që i kisha dërguar militantit të tij, në një komunikim në orarin e telefonin tim privat, që Meta nuk e klikoi që ta shfaqte në monitorin e sallës së Presidencës, ndaj dhe pas lumit të kërkesave për ta shuar këtë kureshtje po e postoj këtu tani!

A ju kujton gjë Drini Kryemadhi?


Ne i përgjigjemi edhe të shtunën, edhe në celular privat, edhe kur ankesa nuk lidhet direkt me ne, idhtarëve e aktivistëve të atyre që i kanë vënë kazmën shërbimeve të transportit rrugor – ky është morali i fabulës! Ndërsa “Presidenti” i tyre i përdor si kamikaze!

Ndjesë publikut e medias për shkarjen presidenciale, krenar për publicitetin!”, shkruan ai. 

ME TE LEXUARAT