PL për emërimin e Silva Cakes si zv.ministre: Na tha që do ndiqte Magjistraturën, por....

Politikë

PL për emërimin e Silva Cakes si zv.ministre: Na tha që do ndiqte

Partia e Lirisë ka reaguar ashpër pas emërimit të Silva Cakes si zv.ministre e Brendshme, duke e cilësuar si dikush që “zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit”.

Zëdhënësja e Presidentit te Partisë se Lirisë, Jasmira Memelli, përmes një reagimi në rrjetet sociale, shkruan se Silva Caka ishte larguar nga PL për të ndjekur Shkollën e Magjistraturës, por sipas tyre, rezultoi diçka tjetër.

“Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit”, shkruan ajo.

Ndër të tjera, Memelli shprehet se “nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet”, duke iu referuar deklaratave të hershme të Silva Cakes ndaj kryeministrit apo qeverisë.

Reagimi i Jasmira Memelli, zëdhënëse e Presidentit te Partisë se Lirisë

Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet.

Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet.

As të nëpërkëmbë edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë.

ME TE LEXUARAT