Pjerin Ndreu për hetimet e SPAK: S`jam nga ata që qaj, dosja për një trotuar në lagjen e rrezikshme të Lezhës
Kryebashkiaku i Lezhes, Pjerin Ndreu reagoi ne lidhje me hetimet e SPAK ndaj tij.
Ai u thirr ne prokurori ku eshte marre ne pyetje per mbi 40 minuta diten e sotme.
“Vepra penale është shpërdorim detyre. Kështu që është kallëzim politik, por nuk ka të bëjë fare me efekte korrupsioni apo shkelje të barazisë në tendera, përveçse siç duket shërbimi në komunitet per trotuarin që kemi bërë ne në një zonë, që quhet lagja e “Xhenio”, një nga zonat më të rrezikshme në Lezhë, të cilës ne i kemi zgjidhur një problem madhor.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kjo nuk i ka shkuar për shtat Partisë Demokratike të Lezhës, prandaj janë aty ku janë, çfarë t’iu them më shumë.
Të jesh person nën hetim nuk do të thotë se je i akuzuar. Kjo nuk ka lidhje fare as me lënien e mandatit.
Ajo që kam bërë unë është detyra në shërbim të komunitetit dhe nuk kam asnjë lloj diskutimi për këtë", tha Ndreu.
Në fund, ai u shpreh i gatshëm të paraqitet në SPAK çdo herë që do të thërritet. “Aq më tepër në rastet kur kanë të bëjnë me shërbimin në komunitet.
Më kanë çdo orë të ditës dhe të natës. Kanë bërë shumë mirë që më kanë thirr. Nuk jam nga ata persona që filloj të qaj pse më thirrën”, tha Ndreu.