Tendera për dhëndërrin e Arben Ndokës? Pjerin Ndreu nën hetim nga SPAK për shpërdorim detyre
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme ku është marrë në pyetje për një orë.
Pjerin Ndreu është vënë nën hetim nga SPAK pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
“Isha nën cilësinë e personit nën hetim. Vepër penale e shpërdorimit të detyrës. Është një kallëzim politik”- tha ai për gazetarët pasi doli nga SPAK.
Partia Demokratike ka denoncuar në qershor të këtij viti se kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i besoi dhëndrit të kolegut socialist në Kuvend Arben Ndokës, procesin e rindërtimit me kontrata të majme.
PD deklaronte për mediat se Arian Turku është pronar i Eurocompany shpk krijuar në vitin 2018 dhe iu është besuar procesi i rindërtimit me kontrata të majme.
“Pjerin Ndreu Kryetar i Bashkisë Lezhë i besoi dhëndrrit të kolegut socialist në Kuvend, procesin e rindërtimit me kontrata të majme. Eurocompany shpk ishte kontraktori i cili zbatoi kontratën nr. 23676/23, datë 19 Prill 2021 me objekt: “Riforcim i njësive të banimit, pallatet e dëmtuara nga tërmeti”- thuhej në deklaratë
PD theksonte se, sipas të dhënave të Spending Data, Eurocompany ka përfituar 1.7 milion euro vetëm nga Qershor 2021 deri Dhjetor 2022.
Arian Tuku (dhëndri i Arben Ndokës) u arrestua në Itali me urdhër të SPAK pasi akuzohet se tentoi të vriste dy persona