Si u organizua krimi në ’97? Ish-Prokurori: Tri bandat që tronditën Vlorën: Pasojat i kemi edhe sot....

Aktualitet

Si u organizua krimi në ’97? Ish-Prokurori: Tri bandat që

Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në Top Story, në një temë kushtuar historisë së krimit shqiptar, nga të fortët te grupet kriminale, zbuloi se si u organizua krimi në vitet 1997, si nisi dhe kush ishin tre bandat që tronditën Vlorën.

Sipas tij, deri para pak vitit 97’, organet e drejtësisë nuk kishin infrastrukturë ligjorë, siç e quan Beçi, për t’u përballur me krimin.

“Në 90-91 ndryshoi regjimi, por nuk ishte bërë gati infrastruktura ligjore. Krimi kishte disa hapa para n krahasim me organet ligjzbatuese. Kishte veprime kontrabante, bahshkëpunimi sporadike që i cilësoje si një bashkëpunim i thjeshtë.

Me miratimin e kodit të ri penal format e veçanta të bashkëpunimit u futën njësoj siç cilësohen në të gjithë botën”, tregon ish-prokurori.

Beci thotë se në vitet 96’ u shfaqen ngjarje kriminale që nuk ishin të njohura për ta, ndërsa tregon edhe një rast të kapjes së drogës.

“U shfaqën shumë fenomene, në 96’ ishte trafiku i qenieve njerëzore, zhdukje fëmijësh, rrëmbime me qëllim fitimi, që ishin të panjohura për policinë shqiptare. Në 96’ është bërë sekuestrimi i lëndës më të madhe heroinë, me 50 kile në portin Durrësit, me një fugon të ri, me targa të Laçit”, thotë ai.

Ish-prokurori tregon se bandat e Vlorës filluan të përçaheshin dhe të konflikoheshin në vitet 97’, pak pasi bashkëpunonin me njëri tjetrin për të ruajtur vendin,

“Kulmi është viti 97’, me pasoja edhe sot e kësaj dite. I kemi hetuar bandat e Vlorës dhe kemi kuptuar Metamorfozën e krimit. U organizuan komitete për të ruajtur rendin. Shteti kishte lënë territor që e shfrytëzuan një grupim njerëzish, që nuk kanë qenë rivalë me njëri tjetrin.

Deri në mars 97’ kishim tre grupe në zonën e Vlorës: grupi i Çentrales që ishte banda e Xhelitajve, grupi i Zani Çaushit në zonën e Çoles dhe grupi i Gaxhait, ose Gazmir Brakës që funksionin në paqe, me qëllim për të ruajtur rendin, që nuk po e ruante dot policia.

Më pas filluan konflikte dhe u organizuan e krijojnë atë që quhen banda e armatosur, edhe në legjislacion, ku Vlora kishte më të fortat”, tha Beci.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion