Argjentina në finalen e dytë radhazi në Kupën e Amerikës, Messi me shokë mposhtin Kanadanë

Sport

Argjentina në finalen e dytë radhazi në Kupën e

Argjentina ka mundur Kandanë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Amerikës me rezultatin 2-0, me skuadrën e Scalonit që dominoi takimin nga fillimi deri në fund.

Ndeshja nisi mirë për kampionët e Botës në fuqi, të cilët kaluan në avantazh me anë të Alvarez në minutën e 22’ të takimit.

Goli i dytë erdhi pikërisht nga Leo Messi, i cili në minutën e 51’ i dha dhe qetësi skuadrës së tij.

Kështu Argjentina arrin finalen e dytë radhazi në këtë kompeticion, të cilin kërkon ta fitojë siç bëri përpara tre vitesh, ku ne finale kishte Brazilin, teksa tashmë do të presë fituesin e çiftit Kolumbi-Uruguai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion