“Përralla që në demokraci partitë duhen ndryshuar çdo 4 vjet”, Rama: PS duhet të udhëheqë vendin deri në 2050

"PS duhet të udhëheqë vendin edhe për shumë vjet të tjera dhe këtë duhet ta kemi në kokë", këtë mesazh u dha Edi Rama socialistëve, sipas të cilit kjo forcë politike duhet të udhëheqë vendin deri në vitin 2050.
“Përrallat që në një demokraci duhen ndërruar partitë çdo 4 vjet lërjani atyre që tregojnë përralla. Nuk është mëkat, është detyrim që ne ta shohim PS-në në krye edhe në 2030 dhe në 2040 dhe në 2050. D.m.th. që ju ta shini. Prandaj ju ftoj ta vlerësoni si detyrim shumë serioz, investim serioz i të gjithë juve në qendër dhe territor ndaj Shqipërisë së një gjenerate tjetër”.
Rama pati një mesazh për opozitën gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Ai tha se socialistët o t’i dëgjojnë të gjithë, por nuk do të presin askënd që nuk do të punojë për reformat.
“Ne do jemi gjithmonë gati të dëgjojmë të gjithë në respekt të atyre që i kanë zgjedhur, por nuk do të jemi asnjëherë të gatshëm të presim këdoqoftë as edhe një minutë nëse nuk do dojë të punojë sëbashku qoftë për këtë reformë dhe qoftë për çdo reformë”, tha Rama.
Deklarata e kryeministrit Edi Rama erdhi pasi paralajmëroi reforma të reja në organizimin dhe funksionimin e institucioneve.


