Rama shpalli Ogerta Manastirliun për kryebashkiake në Tiranë! "Bingo" për Gjylametin, merr mandatin në Kuvend

Politikë

Rama shpalli Ogerta Manastirliun për kryebashkiake në Tiranë!

Kryeministri Edi Rama tha nga Asambleja e PS-së se Ogerta Manastirliu është personi i duhur për Bashkinë e Tiranës.

“Kuadri ligjor lë për të dëshiruar, kur kryetari nuk paraqitet në detyrë, kur është i penguar nga paraburgosja. Nuk është propozim që e bëj me zemër të lehtë. Tirana nuk mund të gdhihet dhe të ngryset si një trup pa kokë. Qytetarët e Tiranës nuk mund të presin as 7 ditë të tjera.

Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet Tiranës. E dashur Ogerta, e di që nuk do ma falësh kollaj këtë bombë, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën, si treni për lokomotivën. PS nuk ka më as çfarë pret për ta vënë lokomotivën në lëvizje me makinistin e duhur.

Nuk kemi ku dhe pse e kërkojmë një profil dhe person më të përshtatshëm, për t’i kërkuar mbështetje popullit të Tiranës. Eshtë radha jote e dashur Ogerta që ta udhëheqësh Tiranën.

Detyra jonë është të të mbështesim ,për të marrë besimin e komunitetit”, theksoi ai.

Si rrjedhojë në Kuvend pritet të futet Blerina Gjylameti, mandatin e të cilës e mori për pak vota Olta Xhaçka.

ME TE LEXUARAT