Përjashtimi i Berishës përcan PD-në, ja emrat që dolën kundër Lulzim Bashës

Vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD, ka përcarë selinë blu.
Mesohet se debatet në Kryesinë e PD këtë të enjte në mbrëmje për përjashtimin e liderit historik kanë qënë të mëdha.
Vendimi i kryedemokratit është kundërshtuar nga disa anëtarë të Kryesisë dhe njëkohësisht deputete të zgjedhur të Partisë Demokratike.
Vizion Plus citon se emrat që kanë dalë kundër përjashtimit të Berishës, kanë qënë Tritan Shehu, Flamur Noka, Bujar Leskaj dhe Luciano Boci por edhe Albana Vokshi.
Lajmifundit.al meson se debatet per perjashtimin e Berishes kane ndodhur edhe ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD, por edhe pas shpalljes se vendimit nga Lulzim Basha.



