Berisha i shpall luftë Bashës: Nesër do jem në Kuvend, do bëj çdo gjë për të rikthyer sovranitetin e PD

Politikë

Berisha i shpall luftë Bashës: Nesër do jem në Kuvend, do

Pas përjashtimit nga PD, partia që e themeloi vetë, ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për "Opinion" ka zbuluar nëse nesër do të jetë pjesë e Kuvendit.


Berisha u shpreh se nuk ka qenë ai që e ka zgjedhur Bashën si pasardhës për të drejtuar PD-në, por anëtarët e kësaj partie. Ish-kryeministri tha se do të luftojë kundër Bashës për të rikthyer parimet dhe sovranitetin e PD-së, duke përdorur çdo mënyrë apo aleancë.


"Do ndihem më i motivuar se kurrë, në mbrojtje të pluralzimit të vërtetë. Me vendimin që mori Basha shkelmoi pluralizmit.Nuk e zgjodha unë Lulzim bashën. E zgjodhën anëtarët e PD në një garë të hapur.

Ai ka bërë goditjen më të rëndë për interesat e veta vendit, PD-së dhe pluralizmit. Do bëj gjithçka për rivendosjen e sovranitetit të PD. Do rikthej ato parime që shkelmoi Basha, pa të cilat forca politike është një fasadë.Do përdor çdo mënyrë për të krijuar sovranitetin. Do krijoj aleancë, do bashkëpunoj me çdo qytetar që beson se duhet opozitë."-tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion