"Vrave PD-në", deputetët sulmojnë Bashën pas përjashtimit të Berishës

Politikë

"Vrave PD-në", deputetët sulmojnë Bashën pas

Lulzim Basha është kritikuar lidhur me vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Tritan Shehu ka kundërshtuar përjashtimin.

“Me vendimin për përjashtimin e Berishës vrave PD,” i ka thënë Shehu-Bashës. Kundër këtij vendimi kanë dalë gjithashtu edhe Bujar Leskaj dhe Flamur Noka.


Kreu i demokratëve njoftoi këtë mbrëmje përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD. Basha e cilësoi si vendimin e tij më të vështirë, ndërsa tha se do të jetë në fuqi derisa të sqarohet çështje me SHBA-në.

Vendimin e përjashtimit të tij, Berisha e cilësoi si nul, duke theksuar se Basha ka qenë nën presion. Ish-kryeministri tha se Basha mund të jepte pesë herë dorëheqjen e tij dhe jo të merrte këtë vendim. Ndërkohë, në mbledhjen e grupit Basha ka thënë se vendimi për përjashtim është i padakordësuar me Berishën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion