U përjashtua nga PD, Berisha pjesë e Kuvendit si deputet i pavarur, si e paralajmëroi Bashën

Pavarësisht se u përjashtua nga PD nga Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë pjesë e Kuvendit. Pak ditë më parë, në një intervistë për "Euronews", ai u shpreh se do të jetë në në Kuvend "ne përputhje të fortë me vullnetin e qytetarëve shqiptarëve".
Erla Mëhilli: Do jeni në Kuvend?
Berisha: Ditën e premte Berisha do të jetë në parlament ne përputhje të fortë me vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Unë e kam theksuar, nuk fshihen prapa mandatit absolutisht jo. Nuk fshihem prapa sovranitetin, prapa dinjitet. Unë bëj gjithçka për të mbrojtur dinjiteti tim, sepse sovraniteti i vendit tim është shprehur nga zgjedhësit shqiptarë. Ata me votë shprehin sovranitetin e tyre. Unë nuk mund ta shkelmoj atë.
Por çfarë ka deklaruar Sali Berisha i pyetur se çfarë do të bënte nëse e përjashton Lulzim Basha? Ish kryeministri tha se PD ose dikush tjetër merr vendime pa parime atëherë ai do të bëjë gjithçka që PD të rikthehet në vlerat për të cilat është themeluar.
“Raporti im me Z.Basha dhe këdo tjetër ndërtohet mbi disa parime. Unë i qëndroj atyre parimeve. Nëse nesër PD apo kushdo tjetër do të merrte një qëndrim pa parime, unë do të bëja çdo gjë që PD të rikthehet në vlerat për të cilat është themeluar. Çdo njeri është i lirë të shprehë çdo mendim. Ideja se PD është parti e Sali Berishës. Ata që mendojnë se unë me qëndrime konkrete kam drejtuar PD-në, ata mashtrojnë veten e tyre. Po, unë kam pasur dhe kam influencë shumë të fuqishme në PD. Përse kjo? Nuk gjen sot një njeri që thotë se zura atë post për shkak të ndërhyrjes së Berishës. Influenca ime në PD buron thjesht sepse unë kam mbrojtur interesat e saj partie me vendosmërinë më të madhe. Kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër krimin e organizuar, kur të tjerë kanë frikë të përmendin emra. Kam mbrojtur interesin kombëtar, kaq kam bërë unë. Të gjitha këto qëndrime që unë mbaj, janë me mijëra statuse, nuk kanë qëllim protagonizmin. Unë s’kam asnjë objektiv përveçse të mos qëndroj indiferent ndaj të keqes. E keqja s’do asgjë të triumfojë përveçse heshtja e njerëzve të mirë,” tha Berisha për Erla Mëhillin tre ditë më parë. g.v/abcnews.al


