“Periudha 3 ditore për të parë dosjen e Ballukut e mjaftueshme”, PD kërkesë Peleshit: Mblidh të martën Këshillin e Mandateve
Lajmifundit
/
22 Dhjetor 2025, 13:47
Politikë

Partia Demokratike, i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi në lidhje me mandatin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Opozita kërkon që nesër, datë 23 dhjetor, të mblidhet Këshilli i Mandateve. Sipas tyre periudha tre ditore për të parë dosjen e Ballukut është e mjaftueshme.
Kërkesa është firmosur nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deputeti Saimir Korreshi, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, dhe Elda Hoti.


