Kapen armë e municione, policia e Kosovës kryen 36 kontrolle në Prishtinë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin që zhvilloi të enjeten, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.
Policia ka bërë të ditur se ka kontrolluar 36 lokacione, nën dyshimim për kryerjen e këtyre veprave.
Si prova materiale janë sekuestruar tri pistoleta, gjashtë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, dy shtëpiza kompjutero dhe 7 DVR dhe dokumente të ndryshme.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Për rastin janë intervistuar katër të dyshuar, të cilët janë liruar me vendim të prokurorit.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kanë kontrolluar 36 lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale të lartë-cekura.
Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri, 7 DVR dhe dokumente të ndryshme.
Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit janë liruar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.