Brazili vendos ekstradimin e Ervin Matës drejt drejtësisë shqiptare, akuzohet për trafik dro'ge

Bota

Brazili vendos ekstradimin e Ervin Matës drejt drejtësisë
Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës, i kërkuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Vendimi është marrë më 14 shtator 2026. Sipas gjykatës braziliane, kërkesa e autoriteteve shqiptare ishte e plotë dhe përmbushte kushtet e parashikuara nga legjislacioni vendas.

Gjykata konstatoi gjithashtu se veprat për të cilat Mata kërkohet nga drejtësia shqiptare parashikohen si vepra penale edhe në Brazil. Afatet e parashkrimit, sipas vendimit, nuk kanë përfunduar.

Në vendim sqarohet se procedura e ekstradimit nuk përcakton fajësinë ose pafajësinë e Matës. Kjo do të shqyrtohet nga drejtësia shqiptare gjatë procesit penal. 

Miratimi i ekstradimit lidhet vetëm me plotësimin e kushteve ligjore për dorëzimin e tij tek autoritetet shqiptare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion