Përfundon numërimi në Krujë, Rrahja më i votuari në PS, merr 5470 vota më shumë se Rama

Politikë

Përfundon numërimi në Krujë, Rrahja më i votuari

Ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët në bashkinë e Krujës. Sipas KQZ, më i votuari në radhët e Partisë Socialiste ka rezultuar Rrahman Rraja me 7.099 vota. Ai ndiqet nga Denis Deliu me 2651 vota, e i treti është kryeministri Edi Rama me 1.629 vota. Sa i përket kandidateve femra, ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi ka grumbulluar 662 vota.

Në Partinë Demokratike, më e votuara është Andia Ulliri me 4.993 vota, pas saj renditet Merita Bakiu me 2.789 vota dhe i treti renditet Selman Tema me 1.836 vota.

KRUJA: 92/92

Partia Socialiste:

1.Rrahman Rraja 7099 vota

2.Denis Deliu 2651

3.Edi Rama 1629

4.Milva Ekonomi 662

5.Arkend Balla 399

Partia Demokratike

1.Andia Ulliri 4993 vota

2.Merita Bakiu 2789

3.Selman Tema 1836

4.Edi Paloka 536

5.Manjola Luku 494

 

ME TE LEXUARAT